Osmani për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

04 mars 2024 | 11:00

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se hapja e bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

Ajo në llogarinë e saj në “X” ka shkruar se ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet.

“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, ka shkruar Osmani.

Në Kuçovë të Shqipërisë sot do të hapet zyrtarisht baza e re ajrore e Aleancës Veri-Atlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave,…