Osmani përgëzon Maqedoncin dhe Jasharin: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

17 janar 2024 | 16:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të cilët i ka përgëzuar për punën e tyre.

Osmani ka thënë se Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës.

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO. Sot përgëzova ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Atletico Madridit, Renan Lodi është zyrtarisht lojtar i…