Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

14 maj 2023 | 12:42

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

Ajo ka theksuar se 24-vjet më parë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

“Ata u vranë në vatrat e tyre shekullore dhe janë dëshmi e fuqishme e krimeve serbe në Kosovë. Ne do t’i kujtojmë përherë ata, sikurse nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë për t’i dhënë kuptim lirisë sonë! Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit e Pavlanit!”, është theksuar në deklaratën e presidentes Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi hodhi votën e tij për zgjedhjet…