Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Kralanit

04 prill 2023 | 11:35

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Kralanit.

“Sot kujtojmë 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat. Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm”.

“Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë ku…