Osmani përkujton Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij të vrarë regjimi serb

24 mars 2023 | 16:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar vrasjen nga forcat serbe të Bajram Kelmendit bashkë me Kastriotin dhe Kushtrimin në ditën kur NATO vendosi t’i japë fund regjimit gjeoncidal të Millosheviqit.

Osmani tha se ekzekutimi i avokatit Kelmendi dhe djemve të tij ishte planifikuar dhe ishte shpërfaqje e egërsisë së regjimit kriminal serb në kohën kur liria e Kosovës nisi të dukej në horizont.

“Do ta kujtojmë avokatin Kelmendi për angazhimin e palodhshëm në fushën e drejtësisë dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë që vrasësit e tij dhe të dy djemve të vihen para drejtësisë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu,  ka kërkuar…