Osmani: Policia e Kosovës, shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit
Presidentja Vjosa Osmani, ka folur fjalë të mira për Policinë e Kosovë me rastin e 22 vjetorit të themelimit.
Ajo ka thënë se Policia e Kosovës është shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit.
“Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, respekt e nderim për profesionistët, ruajtësit e rendit, kujdestarët e sigurisë sonë.
Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi. Gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Përpjekja jonë për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë. Këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Police e policë të dashur të Kosovës, urime 22- vjetori themelimit! Faleminderit që çdo ditë kujdeseni për garantimin e një mjedisi të qetë, të cilin e dëshirojmë të gjithë, e i cili bëhet i mundshëm në saje të profesionalizmit tuaj!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.



