Osmani premton 200 milionë euro për sektorin e shëndetësisë

23 shtator 2019 | 17:52

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka shpalosur të hënën programin për sektorin e shëndetësisë.

Ajo ka thënë se në ditët e para si kryeministre, do t’ia japë një shtytje shëndetësisë, prej 200 milionë euro.

“Kam kërkuar më shumë ngulm, që shëndetësia të jetë shtylla themelore e gjithë programit tonë. E konsideroj investim jo vetëm në sistemin shëndetësor, por si investim ekzistencial për mirëqenien tonë në tërësi”.

“Situatën në shëndetësi e konsideroj si një emergjencë ndërkombëtare dhe do ta trajtoj si të tillë. Andaj edhe masat që do t’i marrin do të jenë të tilla që nuk do të konsiderohen arnime, por do të bëjmë një transformim rrënjësor”.

“Prandaj qysh në ditët e para, do t’i japë një shtytje prej 200 milionë eurosh për fushën e shëndetësisë e cila do të shërbejë për mbulimin 100 për qind të nevojave të pacientëve për barna dhe material shpenzues”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar…