Osmani premton rritje të pensioneve dhe krijimin e Fondit pensional

03 tetor 2019 | 14:24

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se nëse është në qeveri barnat për pensionistë do të jenë falas, dhe se do ta reformojë sistemin pensional të Kosovës.

Gjatë një bashkëbisedime me pensionistët në Prishtinë, Osmani ka thënë se në Qeverinë e saj investimet buxhetore do të kthehen në një investim për njerëzit e Kosovës, ku përfshihen edhe pensionistët.

“Nga 6 tetori e tutje, Qeveria jonë do të ketë një qasje ndryshe të asaj se si udhëhiqet ky shtet. Do ta shndërrojmë ose do ta kthejmë investimin buxhetor, nga një investim që deri sot ka qenë vetëm në asfalt, në një investim në njerëzit tanë dhe kjo rrjedhimisht kërkon që buxheti kryesisht të shkoj në shëndetësi, në arsim por edhe tek kategoritë siç janë pensionistët”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kanë paraparë, jo vetëm rritje të pensioneve, por edhe uljen e pragut prej 15 vjet që kërkohet për pensionistët kontributdhënës.

Ndërsa planin e LDK-së për kategoritë sociale, e ka prezantuar sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi.

“Tek mbrojtja sociale ne synojmë me bë një numër të veprimeve që mbrojnë më mirë secilin pensionist, duke përfshirë pensionet kontributdhënëse dhe pensionet e pleqërisë. Ne synojmë që këtë pragun prej 15 vitesh me e largu dhe varësisht prej kontributit sa ka pas një pensionist edhe me e marrë pagesën në formë të përshkallëzuar. Varësisht nga vitet e kontributit do të jetë edhe lartësia e pensionit”, është shprehur Abrashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një foto e pazakontë ku shihet një shqiptar me plis…