Osmani: Prioritet do të jenë investimet në arsim dhe shëndetësi

29 tetor 2019 | 14:52

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Armend Zemaj, janë takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Huert Lebet.

Gjatë këtij takimi Osmani e ka njoftuar ambasadorin Lebet për diskutimet LDK-LVV drejt një programi të përbashkët në qeverinë ardhshme.

Po ashtu Osmani ka potencuar se prioritet i kësaj qeverie do të jetë alokimi i buxhetit drejt investimit në qytetarët e Kosovës veçanërisht në arsim, shëndetësi dhe rritje të punësimit të rinisë dhe grave.

“Të gjitha këto arrihen vetëm nëse fillimisht garantohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit e korrupsionit ku krerët e shtetit, kryeparlamentari, kryeministri dhe presidenti duhet të jenë vet shembuj të udhëheqësve të pa korruptuar”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Ambasadori Lebet ka falënderuar LDK-në për qasjen konstruktive në proceset shtetformuese dhe ka ofruar përkrahjen e shtetit të Zvicrës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të facilituar nga Bashkimi Evropian.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranë rrugës “C” në Prishtinë është ndezur zjarr, i cili…