Osmani priti në takim ministren e Jashtme të Finlandës, njëherësh kryesuese e OSBE-së

16 shtator 2025 | 11:05

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht kryesuese të OSBE-së, Elina Valtonen.

Gjatë takimit, presidentja Osmani e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.

Në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së, Valtonen u informua nga presidentja Osmani mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e institucioneve ndaj paqes dhe stabilitetit si dhe zbatimin e rendit dhe ligjit.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.

Në këtë kontekst Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e Policisë Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria…