
Osmani publikon fotografi me gratë udhëheqëse të Kosovës
06 shkurt
16:58
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” ku shihet së bashku me udhëheqëset e disa pozitave në ekzekutiv dhe legjislativ të vendit.
Në këtë fotografi, përpos Osmanit shihen edhe: Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit, Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë dhe Emilja Rexhepi, ministre e Pushtetit Lokal.
/Epoka e re/
#GratënëUdhëheqje#GratënëQeverisje#YesSHECan
Gepostet von Vjosa R. Osmani am Donnerstag, 6. Februar 2020