Osmani: Radhën për anëtarësim në NATO e ka Kosova

11 korrik 2023 | 08:25

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është gëzuar që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka pranuar që Suedia të anëtarësohet në NATO.

Ajo ka thënë se radhën e kanë Kosova, Ukraina dhe Bosnjë-Hercegovina në NATO.

“Radhën e kanë Kosova, Ukraina dhe Bosnje dhe Hercegovina në NATO, për një Aleancë dhe për një Evropë më të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Turqia e kishte penguar Suedinë që të anëtarësohet në NATO me arsyetim se “strehon terroristët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pyetur nga Associated Press në lidhje me studimin e…