Osmani: Republikës së Kosovës i duhet Ukshin Hoti

16 maj 2021 | 16:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, i cili është në listat e të zhdukurve tash e 22 vjet.

Osmani ka thënë se tashmë kur Kosova është bërë, shtetit tonë i duhet Ukshin Hoti, shkruan “Epoka e re”.

“Më 16 maj të vitit 1999, atdhetari e mendimtari Ukshin Hoti u lirua nga  Burgu i Dubravës. Që prej asaj dite asgjë për fatin e tij, përpos kujtimit të çdovitshëm dhe rëndimit të ndërgjegjes sonë për mendimtarin politik, i cili prej 22-vjetësh vazhdon të mbetet në listat e të pagjeturve, të cilët janë rrëmbyer dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb. Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë, ndaj përpjekja këmbëngulëse për zbardhjen e fatit të tij nuk duhet të pushojë asnjë ditë”.

“Me një vepër të bukur politike mund të shpëtohet një popull, thoshte Ukshin Hoti. Ai e nisi idenë e ‘veprës së bukur politike’, për lirinë, republikën dhe demokracinë, porse synimi i mendimtarit politik e filozofik mbeti në gjysmë. Republika e tij është bërë. Dy dekada në kërkim të tij, Republikës i duhet Ukshin Hoti. Çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të cilët u zhdukën dhunshëm nga regjimi serb, është prioritet i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën supermodelja Bella Hadid ka zbritur në rrugë teksa…