Osmani: S’flirtoj me VV-në, kam raporte me shumicën e deputetëve të LDK-së që pajtohen me mua

16 gusht 2020 | 23:07

Nuk po flirtoj me Vetëvendosjen thotë ish-kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Vjosa Osmani.

“Nuk jam duke flirtuar me dikë, unë jam duke e thënë të vërtetë, unë në fakt po e bëjë vetëm këtë. Po e tregoj të vërtetën e ndodhive politike në këtë rast dhe po e mbaj fjalën jo vetëm lidhur me koalicionet, por edhe me çdo pikë tjetër programore”, ka deklaruar Osmani.

Osmani nuk e di ende se në çfarë formati do të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe për “Indeks-Intevistë” thotë se po këshillohet për këtë.

“Ua kujtoj se unë jam përjashtuar nga pozitat që i kam mbajtur në LDK nga këshilli i përgjithshëm i LDK-së. Sa i përket hapave të mëtejmë, siç e kam thënë edhe më herët, unë jam në konsultim e sipër me njerëz me të cilët jam ndërtuar politikisht gjatë kësaj periudhe të gjatë, qofshin njerëz ata brenda LDK-s qofshin njerëz që nuk janë sot aktiv politikisht por që më kanë këshilluar, me të cilët kam diskutuar, së shpejti besoj se do ta sqarojmë se si do të vazhdojmë tash e tutje angazhimin tonë politik”,  ka thënë Osmani.

E pyetur nëse ka raporte më shumë se sa që duket në publik me zyrtarë të LDK-së, Osmani ka thënë se individët me të cilët nuk ka komunikim janë shumë pak.

“Kam raporte me disa nënkryetar të LDK-s. Kemi komunikim të vazhdueshëm. Kam raporte me shumicën dërrmuese të deputetëve të LDK-s. Kemi komunikime ditore me shumicën dërrmuese të tyre. Pra, individët me të cilët nuk kam komunikim janë shumë pak. Me shumicën dërrmuese natyrisht që kam komunikim. Dhe një numër i madh pajtohen me këto qëndrime që po i mbaj, është tjetër çka që nuk e thonë këtë punë publikisht”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani ishte përjashtuar nga funksionet e larta brenda partisë pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevilla është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në…