Sevilla mposhti Unitedin, kualifikohet në finale

16 gusht 2020 | 23:02

Sevilla është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Ligën e Evropës. Skuadra spanjolle triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj United, që do ta nisin më mirë ndeshjen.

Në minutën e 7-të, Rashford fitoi një penallti pas një ndërhyrje të ashpër brenda zonës. Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes do të arrinte që ta dërgonte topin në rrjetë. Sevilla reagon mjaft mirë, duke arritur që të barazonte. Në minutën e 26-të, pas një aksioni të gjatë mbrojtësit e “Djajve të Kuq” harrojnë të vetëm Suson, në zonë, i cili nuk fal me të majtën.

Sevilla luajti më mirë në fraksionin e dytë, duke e kërkuar më me ngulm avantazhin, i cili do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes. Pas një aksioni fantastik nga krahu i djathtë, de Jong, është në kohën dhe në vendin e duhur për ta shtyrë “sferën” në fundin e rrjetës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është për t’u habitur se si tek disa qytetarë nuk…