Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë derisa qytetarët po vdesin për mungesë vaksinash

16 prill 2021 | 15:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të flasin për dialog me Serbinë, derisa qytetarët e Kosovës janë duke vdekur për shkak të mungesës së vaksinave kundër Covidit.

Këto komente Osmani i ka bërë gjatë takimit me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë derisa neve na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t’i sigurojmë ato”, ka theksuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si çdo…