Osmani takohet me admiralin Munsch, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë

19 shkurt 2023 | 11:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës në Mynih, është takuar me admiralin Stuart B. Munsch- komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Zyra e Presidencës njofton se Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-së në Kosovë.

“Në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”, ka njoftuar Presidenca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij zgjedhore,…