Osmani takohet me Dauphin, flasin për organizimin e LM “Prishtina 2030”

18 prill 2024 | 14:01

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka pritur në takim drejtorin regjional për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe Melanie Malinvaud, menaxhere e projekteve në AFD për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Sipas njoftimin të MKRS-së, temë kryesore e diskutimit ishte organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Gjithashtu u fol për zhvillimet dhe politikat e sportit në vend.  Zëvendësministrja e njoftoi me përgatitjet aktuale që po bëhen për zhvillimin e LM2030, ndërsa folën për mundësinë e bashkëpunimit rreth organizimit të kësaj ngjarje të rëndësishme sportive.

Agjencia Franceze e Zhvillimit shprehën gatishmërinë e tyre për investime në disa projekte në kuadër të LM2030 si dhe shkëmbimin e përvojës së tyre nga Lojërat Olimpike që do të mbahen këtë vit në Paris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, ishte e…