Osmani takohet me drejtuesit e agjencive të OKB-së

11 shkurt 2020 | 13:52

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim udhëheqësit e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, midis tyre drejtuesit e UNICEF në Kosovë, UN habitat, UN Women, UNDP, UNFPA, UNHCR, UNOPS, etj.

Me këtë rast, kryeparlamentarja osmani ka marrë urimet nga udhëheqësit e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovës, për zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit.

Po ashtu, Osmani me mysafirët ka diskutuar për bashkëpunimet në katër vitet e ardhshme me agjencitë e OKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur në…