Osmani takohet me Lajçakun, ja për çfarë biseduan

29 qershor 2022 | 12:20

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut në Bruksel, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe liberalizimin e vizave.

Osmani ka folur edhe për angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke përçuar synimin e qartë të institucioneve tona që procesi të jetë i përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Osmani ka theksuar se marrëveshja mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë është hap pozitiv në këtë aspekt, duke përmendur se zbatimi është shumë i rëndësishëm.

E para e shtetit ka ritheksuar urgjencën për progres në marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë, e cila mbetet plagë e thellë në shoqërinë tonë.

Më tutje, Osmani ka folur mbi nevojën për të pasur një mekanizëm të qartë zbatimi duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.

Osmani dhe Lajçaku kanë folur edhe për procesin e stërvonuar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, dhe nevojën për të ecur përpara urgjentisht, duke qenë se ky proces është i një rëndësie të madhe për kredibilitetin e BE-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në samitin…