Osmani takon ambasadorët e Quint-it në NATO, ja për çfarë biseduan

08 shtator 2023 | 13:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel është takuar edhe me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në NATO, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Osmani ka bërë me dije se me ta ka diskutuar për sfidat e sigurisë në rajon dhe siç ka thënë rolin konstruktiv të Kosovës.

“Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin konstruktiv të Kosovës. Eksploruam bashkërisht mundësi kreative për përparim në kohë reale dhe integrim euroatlantik”, ka njoftuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansat shprehën konfuzion pasi Kim Kardashian dhe familja e saj…