Osmani takon ambasadorin Abbott, e njofton për prioritetet e qeverisë së re

31 tetor 2019 | 14:37

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa e Lumir Abdixhiku, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i cili ka qenë i shoqëruar nga Sam Paice zyrtar i lartë politik.

Osmani e ka njoftuar ambasadorin Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të Vetëvendosjes për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Po ashtu, Osmani e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe ka kërkuar vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.

Kurse ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka shprehur interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë…