Osmani takon ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë

20 tetor 2020 | 13:53

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Frederic Meurice, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e deritashme të Belgjikës për Kosovën.

Osmani ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës datojnë që nga koha e presidentit Rugova, që para shpalljes së pavarësisë së vendit.

Sipas njoftimit të Kuvendit për medie, në këtë takim u diskutua edhe për situatën politike në vend dhe procesin e dialogut më Serbinë.

Kryetarja Osmani ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktual.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale, vetëm kur drejtësia t`i paraprijë paqes e pajtimit. Ndër të tjera, në takim u diskutua bashkëpunimi bilateral, teksa kryetarja Osmani përmend mbështetjen e shtetit belg në sferën e arsimit.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi është skuadra që ka befasuar më së shumti për…