Osmani thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’

10 shkurt 2022 | 21:25

Presidentja Vjosa Osmani për herë të parë ka folur për shkrimet e bashkëshortit të saj Prindon Sadriu në raport me mediat.
Thotë se Sadriu asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale.

“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK-në.

“Flet për tri kategori të ndryshme – flet për ndërmarrjet kriminale që janë ndërmarrje kriminale dhe që nuk janë media, njerëzit që merren me reket që dhe flet për një kategori të tretë që janë gazetarët dhe “gazetarët”. Aty ka presje dhe “ndërmarrja e përbashkët kriminale” është kategori e ndarë nga gazetarët. Ai e ka qartësuar mbrëmë dhe e ka treguar shumë mirë respektin që ka për gazetarët e Kosovës. Unë për këto dy dekada që jam në politikë kam parë me sa shumë sakrificë punojnë shumë prej tyre e sa orë të gjata duhet të punojnë, ama nëse bëhet propagandë në raport me punën dhe dinjitetin tim unë si presidente më duhet të reagoj”, ka thënë Osmani.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, natën e së martës nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pastaj ai këtë shkrim e fshirë nga “Facebook”-u.

Një gjë e tillë ndodhi pasi, në media u publikua lajmi se Vjosa Osmani përgjatë kohës sa ishte deputete e parlamentit, përgjatë viteve 2011-2014 ishte kompensuar me rreth 4 mijë euro nga shteti për rrugëtimin e saj nga Mitrovica, ndonëse jetonte në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës…