Osmani tregon postin që e dëshiron në Qeveri

13 nëntor 2019 | 22:41

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV-së.

Ajo ka thënë se do të jepte më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit dhe ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit dhe në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se kandidati për kryeministër që edhe i fitoi zgjedhjet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, i kishte propozuar Osmanit pikërisht këtë post para zgjedhjeve. Por, LDK’ja vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.

Tutje, Osmani ka thënë se aktualisht primare është harmonizimi i programit dhe jo ndarja e posteve.

“Megjithatë, aktualisht primare është harmonizimi i programit mes partive dhe jo ndarja e posteve”, ka thënë Osmani në emisioni  “Opinion”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se histori filmash, por një shqiptar dhe e dashura…