Osmani: Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për ta shkelur marrëveshjen

06 shtator 2020 | 22:04

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Turqia duhet të bëjë presion ndaj Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit të mos e hapë ambasadën e saj në Jerusalem, pas vendimit për njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Osmani në një postim në “Twitter”,  ka akuzuar Vuçiq se iu deshën pak më shumë se 24 orë për ta shkelur marrëveshjen për ndaljen e fushatës për çnjohje. “Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të angazhimit që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën e mosnjohjes dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i arit është rritur gjatë pandemisë, duke thyer rekorde…