OVLUÇK-ja kërkon sqarim nga Qeveria se çfarë përmbajnë marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë

14 shkurt 2020 | 13:45

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), ka reaguar në lidhje me dy marrëveshjet e arritura sot në Mynih, atë për hekurudhat dhe për autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.

“OVL e UÇK-së përshëndet çdo kontribut nga shtetet aleate dhe organizmat ndërkombëtar që e mbështesin rrumbullaksimin e shtetndërtimit të Kosovës. Do të dëshironim të themi kështu edhe për dy angazhimet e fundit në relacionin Kosovë-Serbi të personaliteteve të respektuara, z. Grenell, i ngarkuari i Presidentit të SHBA-së z. Trump  dhe z. Borel, përfaqësuesi i lartë i BE-së. Nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin ajror në relacionin Prishtinë-Beograd, e po ashtu nënshkrimi i marrëveshjeve të sotme për hekurudhat dhe autostradat, siç e kemi parë në media, duken të mjegulluara. Prandaj, OVL UÇK kërkon nga ish Qeveria dhe Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, si dhe institucionet e partitë politike, që të sqarojnë publikun se çfarë përmbajnë këto marrëveshje”, është thënë në reagim e OVLUÇK-së.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…