OVLUÇK-ja: Komisioni mjekësor po i injoron invalidët

15 shkurt 2018 | 17:21

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), në mbledhjen të cilën e ka mbajtur të enjten ka diskutuar për funksionimin e komisionit mjekësor për shkallën e invaliditetit të veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë fituar statusin e invalidit të luftës nga komisioni verifikues qeveritar.

Sipas OVLUÇK-së, komisioni mjekësor i formuar nga qeveria, më shumë është duke i injoruar veteranët – invalid, sesa që është duke ua përcaktuar shkallën që e meritojnë.

OVLUÇK-ja e ka quajtur të patolerueshëm këtë gjë, dhe ka paralajmëruar takim me zyrtarët qeveritarë lidhur me këtë çështje.

“Duke pasur parasysh shqetësimet që na vijnë për çdo ditë në selinë qendrore të OVLUÇK-së, konsiderojmë se komisioni mjekësor i formuar nga qeveria e Republikës së Kosovës, më shumë është duke i injoruar por edhe përbuzur në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët-invalid, sesa është duke ua përcaktuar shkallën që e meritojnë. Ne, si OVLUÇK, do të takohemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës për ta diskutuar këtë shqetësim, pasi që në të kundërtën është e patolerueshme që mostrajtimi dinjitoz(njerëzor) i tyre të vazhdoj edhe më tutje”, është thënë në komunikatën e OVLUÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Skënderbeut ka dalë me një reagim zyrtar mbi…