Reagon Skënderbeu: Nuk ka vendim përfundimtar

15 shkurt 2018 | 17:17

Klubi i Skënderbeut ka dalë me një reagim zyrtar mbi kërkesën e inspektorëve të komisionit të Disiplinës drejtuar komisionit të Apelit në UEFA për të dënuar me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe 1 milionë euro gjobë Skënderbeun.

Reagim i plotë

Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediet sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.
Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit.
Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çështje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.
KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës.
Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek procedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani, Cyril Ramaphosa, është zgjedhur të enjten presidenti i Afrikës…