OVLUÇK-ja në Pejë reagon ndaj Fatmire Mulhaxha-Kollçakut: I paske harruar 183 dëshmorët e Pejës

16 shkurt 2020 | 12:10

OVLUÇK-ja në Pejë ka reaguar ndaj deputetes së LV-së, Fatmire Mulhaxha -Klloçaku, e cila të shtunën ka postuar në profilin e saj në “Facebook” një citat të një analisti serb, që ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’, duke apostrofuar Thaçin pasi udhëheqë bisedimet me Serbinë.

“Fatmire shpejt paske harruar Pejën e vitit 1999, të shkatërruar 80%. E paske harru Qyshkun, Lybeniqin, Katundin e Ri, Dardaninë, Kapeshnicen e Fushën e Pejës, masakrat e tmerrshme kundër njerëzve të pafajshëm. I paske harruar shpejt 183 dëshmorët e Pejës e qindra të plagosurit”, është theksuar në reagimin e OVLUÇK-së në Pejë.

Reagimi i plotë i OVLUÇK-së në Pejë:

Fatmire shpejt paske harru Pejën e vitit 1999, të shkatërruar 80%. E paske harru Qyshkun, Lybeniqin, Katundin e Ri, Dardaninë, Kapeshnicen e Fushën e Pejës, masakrat e tmerrshme kundër njerëzve të pafajshëm.

I paske harru shpejt 183 dëshmorët e Pejës e qindra të plagosurit.

Edhe pse ka qenë citim, nuk e kemi prit prej teje, se je deputete nga një vend që e pagoi shtrenjtë lirinë.

Fatmire, ti assesi të largohesh nga tradita jugosllave. Peja është krenare me bijtë e bijat e saja që sakrifikuan, e ti jeto me turp, me faktin se do mbahesh mend si deputete kundër Luftës Çlirimtare e vlerave të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se është duke…