OVLUÇK-ja ngushëllon familjen Haradinaj

17 qershor 2018 | 12:57

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) i ka shprehur ngushëllime familjes Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të bacit Hilmi Haradinaj.

“E nderuara familje Haradinaj! Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj. Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të OVLUÇK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësit e të drejtave të komunitetit LGBTI, janë duke u…