Owen: PSG-ja, më e dobët me treshen Messi-Mbappe-Neymar

16 shtator 2021 | 18:30

Debutimi zhgënjyes i treshes së mrekullive Messi-Neymar-Mbappe është pasuar nga shumë polemika dhe kritika. Ish-fituesi i “Topit të Artë”, Michael Owen, ka qenë i drejtpërdrejtë.

“Messi, Neymar dhe Mbappe janë fenomen, por unë them se PSG-ja është më e dobët me këta të tre”, ka thënë ish-sulmuesi për BT Sport.

“Nuk e kuptoj pse të gjithë thonë se PSG-ja është favorite për Ligën e Kampionëve. Unë besoj se skuadrat angleze (Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United) janë shumë më lart. Lojtarët që do të mund të bëjnë diferencën për PSG-në në Ligën e Kampionëve janë Donnarumma me Sergio Ramosin dhe jo Messi”, ka shtuar Owen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut të…