Ozili merr oferta nga Turqia dhe Italia

12 tetor 2019 | 14:18

Klubet e mëdha italiane të Serisë A janë futur në garë për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, i cili e ka humbur vendin e titullarit dhe kohë pas kohe po mbetet edhe jashtë skuadrës së “Topçinjve” këtë sezon.

Fenerbahçe ka shfrytëzuar këtë situatë duke filluar negociatat me Arsenalin për një marrëveshje huazimi për mesfushorin gjerman.

Por, sipas mediumit italian “Calciomercato.it”, për yllin gjerman kanë shprehur interesim edhe nga klubet e mëdha të Serisë A. Interi, Milani dhe Napoli janë të gjithë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për Ozilin në afatin kalimtar të janarit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën “Gazmend Zajmi” në Pejë të premten, janë arrestuar…