Pa PDK-në asnjë proces nuk ecën përpara

12 shkurt 2021 | 15:23

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka bërë me dije se më 14 shkurt elektorati i PDK-së do t’i hedh poshtë të gjitha sondazhet e porositura.

Ai është shprehur i bindur se PDK-ja do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do të konfirmohet si parti e parë.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Lushtaku ka treguar se elektorati i PDK-së është mobilizuar si kurrë më parë. “Në zgjedhjet e 14 shkurtit, pres që PDK-ja t’i hedh poshtë të gjitha sondazhet e paguara dhe të dal e para. Qytetarët e Republikës së Kosovës do ta vlerësojnë lartë opozitarizmin konstruktiv duke iu dalë në ndihmë në periudhën më të vështirë si pasojë e Covid-19, sepse PDK-ja ka qenë opozitë e pushtetit por jo e shtetit dhe qytetarëve të saj. Andaj, mbi këtë bazë qytetarët do t’ia besojnë votën PDK-së si e vetmja alternativë serioze në skenën tonë politike”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka treguar arsyet pse qytetarët më 14 shkurt duhet ta votojnë PDK-në.

Sipas tij, në udhëkryqin që gjendet Kosova, vetëm kjo parti mund t’i jep kahje vendit. “Qytetarët duhet ta votojnë PDK-në për disa arsye: PDK ka program të qartë për Rimëkëmbjen e Kosovës dhe në udhëkryqin në të cilin ndodhemi vetëm PDK di t`i jap kahje. Pa PDK-në rrezikohet të shpërbëhet e gjithë ajo çfarë është arritur deri më sot së bashku me aleatët tonë ndërkombëtar, si dhe pa PDK-në asnjë proces nuk ec përpara dhe vendi vetëm stagnon dhe izolohet”, ka thënë Lushtaku.

Me tej, ai ka folur edhe për ndikimin që do të kenë në këto zgjedhje mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. “Kam bindjen se edhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të rreshtohen përkrah PDK-së në këto zgjedhje pikërisht për shkak të padrejtësisë që iu është bërë dy liderëve të saj”, është shprehur Lushtaku.

“Epoka e re”: Z. Lushtaku, si iu ka shkuar fushata zgjedhore. Sa është mobilizuar elektorati i PDK-së për këto zgjedhje?
Lushtaku: Fushata zgjedhore është duke shkuar në mënyrë të mrekullueshme dhe kështu presim të shkoj deri në fund. Në bazë të asaj që kemi parë në terren, mund të them se elektorati i PDK-së është më i mobilizuar se kurrë dhe ekziston një frymë shumë më pozitive sesa në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Epoka e re”: Është hera e parë që PDK-ja po shkon në zgjedhje duke mos pasur në Kosovë as liderin historik të saj, Hashim Thaçi dhe as liderin e dytë politik Kadri Veseli. Sa sfiduese do të jenë këto zgjedhje për PDK-në?
Lushtaku: Është e vërtetë që jemi dëmtuar shumë pas goditjes që kemi marrë nga Gjykata Speciale me arrestimin e Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, mirëpo ne përsëri kemi gjetur forcën që të mobilizohemi dhe të punojmë sa më shumë për hirë të këtyre burrave që padrejtësisht qëndrojnë atje. Kam bindjen se edhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të rreshtohen përkrah PDK-së në këto zgjedhje pikërisht për shkak të padrejtësisë që iu është bërë dy liderëve të saj.

“Epoka e re”: Pse qytetarët duhet ta votojnë kësaj radhe PDK-në?
Lushtaku: Qytetarët duhet ta votojnë PDK-në për disa arsye: PDK-ja ka program të qartë për Rimëkëmbjen e Kosovës dhe në udhëkryqin në të cilin ndodhemi vetëm PDK di t`i jap kahje. Pa PDK-në rrezikohet të shpërbëhet e gjithë ajo çfarë është arritur deri më sot së bashku me aleatët tonë ndërkombëtar, si dhe pa PDK-në asnjë proces nuk ec përpara dhe vendi vetëm stagnon dhe izolohet.

“Epoka e re”: Disa sondazhe janë publikuar deri më tani PDK-në e nxjerrin si parti të dytë. Cili është vlerësimi i juaj për këto sondazhe?
Lushtaku: Nuk dua të merrem me sondazhe të tilla të cilat janë të paguara. Unë jam çdo ditë në terren dhe realiteti është krejtësisht ndryshe.

“Epoka e re”: Çfarë janë̈ pritjet e juaja për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sa mendoni se do të fitojë kjo parti?
Lushtaku: Në zgjedhjet e 14 shkurtit, pres që PDK-ja t’i hedh poshtë të gjitha sondazhet e paguara dhe të dal e para. Qytetarët e Republikës së Kosovës do ta vlerësojnë lartë opozitarizmin konstruktiv duke iu dalë në ndihmë në periudhën më të vështirë si pasojë e Covid-19, sepse PDK-ja ka qenë opozitë e pushtetit por jo e shtetit dhe qytetarëve të saj. Andaj, mbi këtë bazë qytetarët do t’ia besojnë votën PDK-së si e vetmja alternativë serioze në skenën tonë politike.

Muhamet KOCI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 372 persona…