Gjashtë të vdekur dhe 372 raste të reja me Covid

12 shkurt 2021 | 15:22

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 372 persona të infektuar me Covid-19, pas testimit të 2,856 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, Covid-19 të premten janë shëruar 333 persona, derisa raste aktive janë 7 041.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 63 805 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,540 pacientë kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 89:80 (24:16,…