Pa reçipeta dhe me akullore në dorë/ Rita Ora merr gjithë vëmendjen në Madrid

25 qershor 2022 | 13:47

Rita Ora ka rrëmbyer vëmendjen në Madrid, ndërsa po shëtiste në rrugët e qytetit së bashku me motrën e saj Elena.
Këngëtarja 31 vjeçare u shfaq pa reçipeta me një fustan rozë prej sateni dhe atlete ngjyrë të ndezur, teksa mbante në dorë një akullore.
Krijuesja e hitit Hot Right Noë e kombinoi pamjen e saj me atlete shumëngjyrëshe dhe një kapele bejsbolli me ngjyra, duke mbajtur gjërat e nevojshme në një çantë dore. Pasi bleu akulloren e saj, Rita u pa duke biseduar me motrën e saj teksa shëtisnin së bashku nëpër qytet. Më herët këngëtarja shqiptare mbajti dhe një koncert në Madrid, ku këndoi disa nga hitet e saj më të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, gjykatësja Penney Azcarate vendosi se Amber Heard duhet…