Pa zhvillimin e sektorit privat vështirë se mund të ketë rritje ekonomike

04 nëntor 2019 | 05:39

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), Emrush Ujkani, ka thënë se pa zhvillimin e sektorit privat vështirë se mund të kemi rritje ekonomike në Kosovë.

Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se sektori privat duhet të jetë konkurrues me vendet e rajonit.

Ujkani ka treguar se me trendin aktual është e pamundur që Kosova të jetë konkurrente me tregjet e rajonit e lëre më gjerë.

Sipas tij, shteti ynë ka nevojë për përmirësime të mëtutjeshme në ata sektorë ku Republika e Kosovës ka marrë obligime karshi Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA).

Ujkani ka thënë se ka nevojë për reforma të ligjeve bazike për të bërit biznes, pastaj për reforma në procedurat administrative të cilat nganjëherë janë të stërzgjatura.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Pasi kanë analizuar videoincizimet dhe fotografitë e…