Pacientët me Covid-19 dërgohen afër detit për shërim, nisma e re e mjekëve Spanjolle

04 qershor 2020 | 11:39

Me rënien e kurbës pandemike në vend qeveria ka filluar planet për rihapjen e vendit duke marrë një sërë nismash edhe për pacientët e shëruar dhe ata që po kurohen nga koronavirusi.

Ekipet mjekësore në Spitalin del Mar në Barcelonë janë fotografuar duke lëvizur pacientë drejt plazhit, si pjesë e një programi për të qetësuar sadopak të infektuarit.

Pacientët e infektuar me kornavirus në Spanjë kanë dalë në bregdet duke kërkuar shërim për sëmundjen vdekjeprurëse.

Në total, Spanja ka konfirmuar 239.932 infeksione dhe 27,127 vdekje, ndërkohë qeveria ka filluar ngadalë të lehtësojë masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit pasi Spanja dy ditët e fundit nuk ka shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka…