Pacientët me koronavirus nuk infektojnë pas 11 ditësh

26 maj 2020 | 10:05

Ekspertët e sëmundjeve infektive në Singapor kanë zbuluar se virusi nuk përhapet pasi pacienti kalon 11 ditë. Studiuesit panë “ngarkesën virale” në 73 pacientë me Covid-19 për të mësuar se sa infektues janë ditë pas dite. “Pacientët që mund të rezultojnë pozitivë me koronavirus edhe pas dy javësh nuk infektojnë të tjerët. Virusi bëhet i pavlefshëm për përhapjen e infeksionit. Replikimi aktiv viral bie shpejt pas javës së parë dhe virusi infektues nuk u gjet pas javës së dytë të sëmundjes”, thonë studiuesit.

Studiuesit sugjeruan që kjo gjetje do t’i ndihmojë mjekët të vendosin se kur duhet të nxjerrin pacientët nga spitali. Në ShBA shumë spitale i nxjerrin pacientët pasi të rezultojnë negativë për herë të dytë, sepse vetëm atëherë këta pacientë konsiderohen të shëruar nga Covid-19.

Drejtoresha ekzekutive e  NCID Leo Yee-Sin u shpreh për gazetën e Singaporeanit, “Strait Times”: “Shkencërisht, unë jam shumë e sigurt se ka prova të mjaftueshme që pacienti nuk është më infektiv pas 11 ditësh”. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se…