Pacolli: Aeroporti i Vlorës do jetë më i bukuri

28 nëntor 2021 | 14:06

Në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë pjesë edhe Behgjet Pacolli, kompania e të cilit do ta ndërtojë këtë aeroport.

Me këtë rast, ai ka thënë se bëhet fjalë për një vepër madhështore.

Sipas tij, ky do jetë aeroporti më i bukur dhe më funksional.

“Fillimi i këtij kantieri ka rëndësi të madhe, dhe është një projekt i posaçëm sepse tregon qartë harmonizmin e bashkëpunimit të qeverisë me privatin, është një veprim ekonomik liberal. Qoftë e mbarë fillimi dhe ju garantoj se shumë shpejt do të avancojmë dhe ky do jetë aeroporti më i bukur dhe më funksional”, ka deklaruar  Pacolli. /TCH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 42-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të shënuar…