Pacolli befason me përgjigjen kur pyetet nëse flet me Kurtin

03 nëntor 2021 | 11:37

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli është shprehur i gatshëm që t’i japë pjesë nga programi i tij Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se këtë mund ta bëjë vetëm për hir të Kosovës.

“S’kemi kontakt me Kurtin. Kontaktet janë ndërprerë prej momentit kur ia kam dorëzuar detyrën në qeverisjen e parë, por jam i gatshëm t’iu jap pjesë të programit për hir të Kosovës, për arsye se te unë ndahet shapi prej sheqerit. Kur flitet për interesat e Kosovës atëherë bien poshtë interesat ideologjike, partiake dhe personale. Këto janë synimet e mia. Nëse është diçka e mirë për Kosovën jam i gatshëm të kontribuoj edhe në të ardhmen”, ka thënë Pacolli.

Pacolli në “Klan” ka thënë se partinë e Kurtit e kishte parë si bashkëpunëtore, por për shkak të dallimeve ideologjike një gjë e tillë nuk është realizuar.

“Ne me Vetëvendosjen kemi pasur një tentativë që të bashkëpunojmë në të ardhmen. Kemi punuar në vitin 2016 që të harmonizojmë programet tona. Kam qenë gati i bindur se mos Vetëvendosje është ajo partia e cila do të marrë shumëçka prej programit tonë dhe do ta ketë program të ardhshëm qeveritar. Ne nuk patëm fat të bashkëpunojmë me Vetëvendosjen për shkak të problemeve ideologjike dhe u ndamë aty”, ka thënë Pacolli.

Përkundër që AKR-ja ka qenë pjesë e qeverisjes në të kaluarën, Pacolli ka thënë se nuk ka arritur t’i zbatojë planet e tij në mënyrën si ka dashur për të krijuar vendet e reja të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, i cili në…