Pacolli dënon kërcënimin ndaj Agim Bahtirit

22 tetor 2018 | 15:56

Zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“E dënoj ashpër dhe fuqishëm kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Angazhimi konstruktiv i Bahtirit që të ndërtoj relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund tu pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave. Vendosmëria jonë, si institucione, e kryetarit Bahtiri është e paluhatshme dhe e pandalshme para secilës sfidë. Kërkoj nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Agim Bahtiri është edhe zëvendëspresident i Aleancës Kosova e Re (AKR).

/Epoka e re/

E dënoj ashpër dhe fuqishëm kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës z. Agim Bahtiri. Angazhimi konstruktiv I Bahtirit…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Montag, 22. Oktober 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi fitoi derbin ndaj Milanit (1-0), por që e humbi…