Pacolli fton në takim liderët: Koha nuk pret, tani është momenti i vendimeve të mëdha!

19 shkurt 2019 | 13:26

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka ftuar në një takim urgjent të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës, miqtë nga SHBA-ja dhe të aleatët tjerë perëndimorë për të koordinuar veprimet institucionale në lidhje me proceset nëpër të cilat do të kalojë vendi.

Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se koha nuk pret, dhe se tani është momenti i vendimeve të mëdha.

Postimi i plotë i Pacollit:

Miqësitë mes njerëzve, por dhe ato mes shteteve kanë nevojë për veprime të përditshme, që të mbijetojnë dhe të jenë afatgjata, ashtu si një pemë qe ka nevojë për ujitje çdo ditë, përndryshe thahet.

Ne, popull i Kosovës, duhet të jemi mirënjohës që ShBA-ja, gjithmonë e kanë potencuar e sidomos ditët e fundit, miqësinë me ne.

Me letrat e presidentit Trump drejtuar presidentit Thaçi apo dhe me letrat e tre institucioneve kryesore të ShBA-së është vërtetuar qartë se ShBA-ja e donë përkryerjen e shtetndërtimit të Kosovës.

Kjo përfshirje e ShBA-së që dëshiron forcimin tonë, integrimin tonë, njohjen tonë prej Serbisë, është një bekim për ne! Kjo duhet të kuptohet posaçërisht dhe të mbahet parasysh!!!

Nga ana tjetër, ne nuk jemi qendër e botës dhe as kemi për të qenë ndonjëherë, ndaj duhet ta vlerësojmë lart këtë pozicionim të radhës nga ShBA-të në favorin tonë.

Ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur, që të respektojmë çdo kërkesë të miqve tanë e që janë në interesin tonë.

Ne, gjithë institucionet tona duhet të flasim me një zë si na kërkoi presidenti Trump. Këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin, janë rast që ne të forcohemi mes vete dhe jo të ndahemi!

Ndaj unë ftoj për një takim të përbashkët, urgjentë të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë tanë të ShBA-së dhe të perëndimit për të koordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë perëndimor dhe në interesin kombëtar.

Koha nuk pret, është momenti i vendimeve të mëdha!

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcelo nuk u aktivizua me Realin e Madridit gjatë muajve…