Marcelo kërkon largimin nga Reali

19 shkurt 2019 | 13:17

Marcelo nuk u aktivizua me Realin e Madridit gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Shkaku ishte dëmtimi i brazilianit, por ai vazhdon të qëndrojë në stol dhe pas rikuperimit. Mbrojtësi i majtë e ka humbur vendin e titullarit dhe ka qëndruar në stol në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve.

Ai ishte titullar në ndeshje e fundit të humbur në shtëpi përballë Gironas, por kjo nuk mjafton dhe lojtari ka vendosur të largohet. Marcelo ka pasur një takim me drejtuesit e klubit.

Siç raporton “Cadena Cope”, 30-vjeçari ka kërkuar shitjen e tij në fund të sezonit. Kontrata me Realin i përfundon në vitin 2022, por e vështirë që ai të qëndrojë deri në fund të saj në kryeqytetin spanjoll. E ardhmja e brazilian pritet të jetë Juventusi, aty ku e pret dhe miku i tij i ngushtë, Cristiano Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj…