Pacolli: Kosova e meritoi ushtrinë e saj (Video)

14 dhjetor 2018 | 14:19

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se përpjekjet historike për shtet të konsoliduar dhe sovran po kurorëzohen me formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se ushtria e Kosovës buron nga populli liridashës e paqedashës i Kosovës dhe i përket të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

Pacolli ka vlerësuar se kësaj ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ajo do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në rajon me synimin për të qenë pjesë e NATO-s dhe t’i kontribuoj qëllimeve madhore të kësaj aleance kudo në Botë. Themelet e kësaj ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse vendeve që po mbështesin formimin e ushtrisë sonë. Urime”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Kosova e meriton USHTRINË E SAJ

Përpjekjet historike për shtet të konsoliduar dhe sovran po kurorëzohen me formimin e USHTRISË SË KOSOVËS.USHTRIA E KOSOVËS buron nga populli liridashës e paqedashës i Kosovës dhe i përket të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Ajo do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në Rajon me synimin për të qenë pjesë e NATOs dhe t'i kontribuoj qëllimeve madhore të kësaj aleance kudo në Botë. Themelet e kësaj Ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse vendeve që po mbështesin formimin e USHTRISË sonë. URIME

Gepostet von Behgjet Pacolli am Freitag, 14. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” i ka kushtuar një…