Pacolli: Kosova përkrah sulmet në Siri

14 prill 2018 | 10:17

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka shkruar se Kosova përkrah sulmet në Siri.

Pacolli ka shkruar në llogarine e tij në “Twitter” se Kosova përkrah sulmet e ShBA-ve, Britanisë e Francës ndaj objekteve dhe kapaciteteve të armëve kimike të regjimit sirian.

“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, shkroi Pacolli.

ShBA, Britania dhe Franca nisën sot sulmet ndaj regjimit të Bashar al Assad-it në Siri, pasi thanë se kanë të dhëna të përdorimit të armëve kimike prej tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim…