Pacolli: Mbështetja e OBI-t për anëtarësimin e Kosovë​s në Interpol, e rëndësishme

25 shtator 2018 | 13:07

Mbështetja e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI-t) dhe e 57 shteteve anëtare të kësaj organizate është jashtëzakonisht e rëndësishme për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Interpol.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Yusuf Al Othaimeen, në margjina të shumë takimeve të tjera zyrtare, që po zhvillohen në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Organizata për Bashkëpunim Islamik gjithmonë ka mbështetur fuqishëm konsolidimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës. Rezolutat e miratuara në të kaluarën nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate, ku bëjnë thirrje për njohje të shtetit të Kosovës janë dëshmia më e mirë e kësaj mbështetje. Kënaqësi, që ta ritakojë sekretarin e përgjithshëm të OBI-t, z. Yusuf al Othaimeen, pas takimit që e kishim më herët gjatë këtij viti në kryeqytetin e Bangladeshit/Dhaka. E falënderuam për mbështetjen e deritanishme dhe kërkuam që kjo mbështetje të reflektohet edhe në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Interpol”, ka thënë deklaruar Pacolli.

Organizata për Bashkëpunim Islamik ka 57 shtete anëtare, shumica dërmuese e të cilave e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/ 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka debutoi sot në Kampionatin Botëror të xhudos “Baku…