Pacolli: Mbështetja e ShBA-së për Kosovën, e pazëvendësueshme

19 prill 2018 | 17:20

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur të enjten në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend ,si dhe për koordinimin e hapave dhe veprimeve në marrëdhëniet me jashtë.

“Zhvillova një takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie. Shkëmbyem pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe bashkëbiseduam në mënyrën më miqësore mbi koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve të vendit tonë në marrëdhëniet me jashtë”.

“Mbështetja e ShBA-së, si aleat strategjik i vendit tonë mbetet e pazëvendësueshme si në aspektin e zhvillimeve të brendshme politike ashtu edhe atë të forcimit të legjitimitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat Ndërkombëtare”, ka thënë Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 19:30 zhvillohet ndeshja e La Ligës në mes…