Pacolli merr pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare

18 korrik 2019 | 17:11

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, me ftesë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, po merr pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare, ku do të diskutohet mbi liritë fetare në mbarë botën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se në adresimin e tij do të paraqes gjendjen në Kosovë dhe atë që kanë bërë institucionet në mbrojtjen e lirive fetare.

“Sot më ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo duke marrë pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare për të diskutuar mbi liritë fetare në mbarë botën dhe për të mbajtur takime bilaterale me zyrtarë amerikanë dhe homolog për të çuar përpara objektivat e politikës së jashtme të Kosovës. Sekretari Pompeo e hapi takimin për të shprehur mbështetjen amerikane për këtë iniciativë të rëndësishme. Unë do të paraqes gjendjen në Kosovë dhe atë që kemi bërë në mbrojtje të lirive fetare si një nga vendet më të përparuara në Evropë dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli.

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten ka…