Pacolli në Dragash: Dua ta shoh rininë tonë duke udhëhequr Kosovën

19 shtator 2019 | 18:06

Aleanca Kosova e Re (AKR), turneun e saj para fushatës parazgjedhore e ka vazhduar të enjten në Dragash, ku presidenti i saj Behgjet Pacolli takoi strukturat e degës së AKR-së në këtë komunë.

Pacolli u shpreh i kënaqur me përkrahjen që AKR-ja po merr në Dragash.

“Ne jemi patriot sepse e duam shtetin, nuk e vjedhim atë por përkundrazi punojmë për të mirën e vendit”, ka thënë ai.

Kryetari i AKR-së Pacolli e vlerësoi lartë rininë e Kosovës si asetin më rëndësishëm të vendit tonë.

Ai ka thënë se dëshiron që ta shoh rininë duke e udhëhequr Kosovën.

Ndërsa kryetari i degës së AKR-së në Dragash, Zaim Hajredini fjalimin e tij e nisi duke treguar për vlerat e qytetarëve që jetojnë në Komunën e Dragashit.

“Unë si kryetar i degës jam shumë i priveligjuar që kam një ekip shumë të mirë që i takojnë një subjekti shumë të sinqertë siç është AKR-ja”, ka thënë Hajredini.

Në fund të takimit Pacolli ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja, Ekrem Mustafa, Islam Pacolli, Alma Lamçja dhe Skender Avdyli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…